Përmbytjet në Çukë dhe Konispol shkaktuan dëme të mëdha në bujqësi dhe bagëti

Çarja e argjinaturës së lumit Bistricë në fshatin Çukë shkaktoi përmbytje që sollën dëme të shumta materiale dhe humbje në bagëti.

Mësohet se më shumë se 500 krerë bagëti kanë ngordhur, ndërsa qindra tonë misër dhe produkte të tjera bujqësore u dëmtuan brenda magazinave, raporton euronews.al (https://euronews.al/permbytjet-ne-fshatin-cuke-mbyten-500-krere-bageti-demtohen-qindra-ton-miser/).

Probleme nga përmbytjet ka edhe në Konispol, ku nën ujë janë fushat e Çiflikut, Shkallës, Musit, Xarrës dhe Vrinit.

Dalja nga shtrati e lumit Pavëll ka përmbytur sipërfaqe të gjera toke dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermerët.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *