FSHF publikon pesë lojtarët më të shpejtë të Kombëtares në kualifikueset për Botërorin 2026

Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të Kombëtares gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria mbylli grupin në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e ‘play-off’. Pas shortit u përcaktua se kundërshtari në gjysmëfinale do të jetë Polonia; në rast kalimi në finale, do të ndeshet me fituesin e përballjes Ukrainë–Suedi.

Sipas të dhënave të publikuara nga FSHF, pesë lojtarët më të shpejtë dhe shpejtësitë maksimale që arritën janë:
1. Nedim Bajrami — 34.18 km/h
2. Arbër Hoxha — 32.98 km/h
3. Armando Broja — 32.23 km/h
4. Myrto Uzuni — 32.23 km/h
5. Mario Mitaj — 31.47 km/h

Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *