Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka shpallur Rosario Central kampione e Argjentinës për vitin 2025, pas ndryshimit të kriterit për dhënien e titullit.
Në një mbledhje të mbajtur të enjten në selinë e AFA-s u vendos që titulli i kampionatit do t’i jepet ekipit që grumbullon më shumë pikë gjatë vitit kalendarik, domethënë shuma e pikëve nga Apertura dhe Clausura.
Sipas këtij kriteri të ri, Rosario Central ka arritur 66 pikë, katër më shumë se Boca Juniors, që renditet e dyta.
Më parë, skuadra me më shumë pikë siguronte vetëm një vend në Copa Libertadores, ndërsa fituesit e Apertura dhe Clausura luanin për titullin e kampionatit.
Ky është titulli i pestë kampion për Rosario Central dhe i pari që ekipi fiton që nga viti 1987. Në këtë sezon te skuadra luan edhe Ángel Di María.
Burimi: Telegrafi