Skuadra saudite Al-Nassr e ka identifikuar mbrojtësin danez Andreas Christensen si objektivin kryesor për merkato në verën e ardhshme, sipas gazetës spanjolle “Diario Sport”.
Raportohet se oferta financiare nga Lindja e Mesme mund ta tërheqë 29-vjeçarin, i cili aktualisht ka kontratë me Barcelonën që skadon verën e ardhshme. Christensen e ka prioritet rinovimin me klubin blaugrana, por një marrëveshje e re po duket çdo ditë e më pak e mundshme, dhe drejtuesit e Barcelonës po përgatiten për ta ndarë rrugët në fund të sezonit.
Al-Nassr është një nga klubet që po monitoron situatën me shpresën për ta marrë si lojtar të lirë në fund të kontratës. Një transferim i tillë do ta ribashkonte Christensen me ish-shokun e tij të repartit, Iñigo Martínez, i cili u transferua në Riad këtë verë.
Në Al-Nassr luan gjithashtu dhe sulmuesi Joao Félix, ku bashkëlojtar është edhe Cristiano Ronaldo.
Burimi: Diario Sport (përpunim nga Telegrafi).