Gjinekologu Muhamed Asani, i akuzuar për intervenimin cezarian te Jaldz Veaposka pas të cilit ajo mbeti pa mitër, vezore dhe veshkë, u dënua sot me tre vjet burg. Gjykata gjithashtu i ndaloi ushtrimin e profesionit për pesë vjet, ndërsa Oda e Mjekëve i revokoi licencën.
Dy mjekët e tjerë të përfshirë në rast — djali i tij, Blerton Asani, dhe gjinekologia Liljana Jovanovska — u liruan nga akuzat.
Veaposka deklaroi për gazetën “Sloboden Peçat” se do ta apelojë vendimin, pasi nuk është plotësisht e kënaqur me rezultatin.