Aktakuzë ndaj të dyshuarit L.M. për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të premten kundër një të dyshuari për pjesëmarrje në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 29 maj 2023. Në njoftimin për media, të dyshuari është identifikuar si L.M.

Sipas aktakuzës, L.M. akuzohet për sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm. Prokuroria pretendohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të tjerë, përmes përdorimit të dhunës kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Nga dhuna e ushtruar raportohet se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës. Po ashtu, më 29 maj 2023, 93 pjesëtarë të KFOR-it pësuan lëndime, disa prej tyre të rënda, pas përleshjeve me protestuesit serbë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *