Manchester City po konsideron një marrëveshje lojtar-plus-para që mund t’i ndihmojë në garën për titullin e Ligës Premier, sipas raporteve.
Sipas TEAMTalk, klubi është “shumë i interesuar” për mbrojtësin e Newcastle, Tino Livramento, dhe beson se ai do të përshtatej mirë me stilin e tyre të lojës. Shpejtësia dhe aftësitë e 23-vjeçarit në fazën sulmuese dhe mbrojtëse e bëjnë atë një objektiv tërheqës.
Newcastle heziton ta shesë Livramenton dhe e ka të lidhur me kontratë deri në vitin 2028. Në të njëjtën kohë, ekziston mundësia që City ta ofrojë si pjesë të një marrëveshjeje portierin James Trafford, për të bindur klubin e “St. James’ Park” të pranojë shitjen.
Newcastle interesoi për Traffordin gjatë verës, por City përputhi ofertën prej 31 milionë eurosh dhe aktivizoi klauzolën e riblerjes për ta rikthyer atë në Etihad. Pas dy humbjeve në tre ndeshjet e para, City solli Donnarumman, i cili tashmë e ka zëvendësuar Traffordin si portierin e parë, duke humbur vetëm një ndeshje që kur mori vendin e parë.
Sipas raporteve, Newcastle mbetet “shumë e interesuar” për Traffordin dhe kryeson garën përpara afatit të janarit, me bisedime që kanë nisur tashmë. City mund ta përfshijë Traffordin si pjesë të një marrëveshe për Livramenton, të cilin Newcastle e bleu nga Southampton për 32 milionë euro në vitin 2023.
Burimi: Telegrafi