Debat i fortë në ‘Big Brother VIP Kosova’ — Alaudin Hamiti përballet me banoren Alba Pollozhani

Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një nga debatet më të tensionuara të këtij edicioni, kur moderatori Alaudin Hamiti u përball drejtpërdrejt me banoren Alba Pollozhani pas transmetimit të një klipi shumë të komentuar.

Gjatë prime-it u shfaq një përmbledhje që tregonte sjelljen e Albës dhe Benitës ndaj banores më të re të shtëpisë, Elijona Binakaj. Pamjet u perceptuan nga audienca si një sjellje e përsëritur që përbënte bullizim gjatë javës.

Menjëherë pas transmetimit, Alba reagoi në mënyrë të ashpër dhe të pakontrolluar, duke e cilësuar videon si të montuar qëllimisht për ta paraqitur atë negativisht. Ajo u ngrit dhe nisi të debatonte me tone të larta me moderatorin, duke thënë: “E keni montuar klipin në të keqen time, po ma denigroni imazhin!”

Alaudini i kërkoi asaj qetësi dhe i shpjegoi se klipi përmbante vetëm situata të ndodhura brenda javës, pa ndërhyrje tendencioze, por Alba vazhdoi të insistonin se pamjet kishin për qëllim ta paraqisnin si bullizuese.

Momenti shkaktoi tension në studio dhe brenda shtëpisë; banorët e tjerë u dukën të hutuar nga intensiteti i debatit.

Përplasja midis moderatorit dhe banores po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, dhe publiku është i ndarë mes atyre që e quajnë reagimin e Albës të tepruar dhe atyre që mendojnë se klipi nuk paraqiti të gjithë kontekstin. Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *