Aksident fatal në Milot–Kalimash, një i vdekur dhe bllokim i Rrugës së Kombit

Ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen në segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit. Automjeti me targa AA473FL u përplas fillimisht me një kamion me targa 01314CB, të cilin e drejtonte Nexhmedin Isufi, dhe më pas u përfshi edhe një kamion-trailer me targa 04418TA, i drejtuar nga Vllaznim Gashi.

Nga përplasja e rëndë humbi jetën Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rrubik, i cili udhëtonte me mjetin me targa AA473FL. Drejtuesi i kamion-trailerit, Vllaznim Gashi, është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme, njofton Top Channel.

Aksidenti bllokoi plotësisht qarkullimin në Rrugën e Kombit, duke detyruar devijimin e automjeteve në rrugën e vjetër Rubik–Rrëshen. Qindra qytetarë mbetën në trafik, dhe përdorues të rrugës raportuan mungesë menaxhimi dhe një situatë të përshkruar si kaotike.

Efektivët e Policisë Rrugore penguan gazetarët të afrohen në vendngjarje për të kryer punën e tyre. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *