Hansi Flick e sheh Marc Guehin si përforcim të Barcelonës për mbrojtjen

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e konsideron Marc Guehin të Crystal Palace si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes. Interesimi vjen ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë prapaskenë për të gjetur lojtarë të rinj në prapavijë.

Me Andreas Christensen që pritet të largohet dhe Ronald Araujo që vazhdon të ketë luhatje në formë, Barcelona pritet të sjellë të paktën një qendërmbrojtës gjatë verës së ardhshme. Sipas raportimeve, Flick e sheh Guehin si profilin teknikisht të përshtatshëm për të kompletuar fazën defensive të skuadrës.

Sipas Mundo Deportivo, klubi po e monitoron nga afër situatën e tij. Reprezentuesi i Anglisë, 25 vjeç, pritet të largohet nga Crystal Palace në fund të sezonit kur i skadon kontrata me skuadrën londineze.

Megjithatë, për shkak të konkurrencës së fortë për nënshkrimin e tij, raportohet se Barcelona nuk ka ndërmend të hyjë në një luftë ofertash për të siguruar transferimin e 25-vjeçarit në La Liga.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *