Real Madrid po punon në heshtje për të forcuar krahun e djathtë të sulmit. Pas paraqitjeve të paqëndrueshme të Rodrygos dhe Brahim Diaz, trajneri Xabi Alonso e ka shfaqur Karim Adeyemin si kandidatin e preferuar për të sjellë konkurrencë dhe për të rritur efektivitetin në atë zonë.
23-vjeçari mund të largohet nga Borussia Dortmund verën e ardhshme. Agjenti i tij ia ka ofruar shërbimet Real Madridit, dhe burime të afërta thonë se Alonso e sheh Adeyemin si opsion të vlefshëm për ristrukturimin e vijës sulmuese. Ai pritet të konkurrojë me Franco Mastantuono për vendin në krahun e djathtë.
Real Madridi kërkon një anësor që të sjellë shpejtësi, prishje ekuilibrash dhe gola nga krahu i djathtë. Adeyemi konsiderohet i përshtatshëm për këtë rol për shkak të dinamizmit, aftësisë për të krijuar asistime dhe për të rrezikuar portën, profile që ndryshojnë nga alternativat aktuale.
Këtë sezon te Borussia Dortmund ai ka regjistruar pesë gola dhe pesë asistime, duke treguar ndikim si në finalizim, ashtu edhe në ndërtimin e lojës. Kontrata e tij me klubin gjerman zgjat deri në vitin 2027, çka e vështirëson një transferim të menjëhershëm.
Alonso nuk është plotësisht i kënaqur me alternativat aktuale, ndaj klubi po kërkon një lojtari që ofron më shumë konkurrencë dhe mundësi taktike. Sipas burimeve, Real Madridi është seriozisht i interesuar për Adeyemin për shkak të potencialit dhe moshës së tij.
(Telegrafi)