Arrestohet shtetas gjerman në Prishtinë, konfiskohet kokainë dhe thikë

Policia e Kosovës arrestoi një shtetas gjerman në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari u gjet dhe u konfiskua një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe një mjet i mprehtë — thikë.

I dyshuari u shoqërua për intervistim dhe, me vendim të prokurorit të rastit, u dërgua në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *