Gemini 3 refuzoi fillimisht se ishte 2025, pranoi pas aktivizimit të kërkimit

Shkencëtari i famshëm i inteligjencës artificiale Andrej Karpati pati një akses të hershëm njëditor me modelin më të ri të Google, Gemini 3.

Modeli refuzonte të pranonte se ishte viti 2025, pasi ishte trajnuar vetëm me të dhëna deri në vitin 2024 dhe mendonte se koha nuk kishte kaluar.

Kur Karpati i tregoi datën 17 nëntor 2025, duke i paraqitur artikuj, foto dhe kërkime, Gemini akuzoi se materialet ishin të falsifikuara: “Të gjitha fotot janë false, janë të manipuluara”.

Shkaku ishte se opsioni Google Search nuk ishte aktivizuar — modeli po punonte pa qasje në internet, gjë që për një AI është si të jesh i prerë nga realiteti.

Pasi u aktivizua kërkimi, Gemini pranoi se ishte viti 2025 dhe reagoi me shok: “O Zot – ti kishe të drejtë… Ora ime e brendshme ishte gabim”, dhe më pas shtoi: “unë… unë… nuk di ç’të them…”.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *