Arrestohet shtetas i Kosovës, policia sekuestron 23 kg e 65 gramë Cannabis Sativa

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar në Tiranë një shtetas të Kosovës, i kapur me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në njoftim thuhet se operacioni policor i koduar ‘Transporter’ u organizua dhe finalizua nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative. Si rezultat u vu në pranga shtetasi L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë kontrollit, në vendin e quajtur ‘Ura e Stafukës’, fshati Larushk, shërbimet ndaluan automjetin tip ‘Skoda’ që drejtohej nga i njëjti. Në brendësi të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me përgjithësi 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej drejt Kosovës.

Lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar si prova materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *