Vendndodhja e Albës mbetet e paqartë pas hyrjes në dhomën e rrëfimit

Kanë kaluar mbi 14 orë që kur Alba Pollozhani hyri në dhomën e rrëfimit gjatë spektaklit të mbrëmshëm ‘Prime’, dhe që atëherë vendndodhja e saj mbetet e paqartë për publikun dhe për banorët e tjerë.

Alba u pa për herë të fundit në pjesën e parë të ‘Prime-it’, ku situata u tensionua dhe ajo reagoi me një histeri të dukshme. Banorja deklaroi me zë të lartë se produksioni po e ‘nxirrte keq’ në sy të publikut, duke lënë të kuptohet se imazhi i saj po dëmtohej padrejtësisht.

Gjatë transmetimit u bë e ditur se psikologia e shtëpisë po merrej me gjendjen e saj për ta qetësuar. Megjithatë, surpriza qëndron te fakti se Alba nuk është parë as gjatë mesditës në ambientet e shtëpisë, çka ngre pikëpyetje mbi vazhdimësinë e saj në lojë.

Mungesa e saj nuk kaloi pa u vënë re nga banorët. Në një bisedë në dhomën e grimit, Elijona — shpesh objekt i sjelljeve kritike nga Alba — shprehu habi: ‘Allahile a thu ku është? Kanë me e kthy besoj’, duke iu drejtuar Sasës. Sasa iu përgjigj prerë: ‘Kon moj me e kthy, jo moj çfarë. Çfarë të kthymi, a je normal?’

Derisa banorët dhe publiku presin një sqarim, pritet një njoftim zyrtar nga produksioni për fatin e banores.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *