Saka: David Luiz dhe Aubameyang më ndihmuan kur u bëra pjesë e Arsenalit

Bukayo Saka tha se David Luiz dhe Pierre-Emerick Aubameyang e ndihmuan kur u bë pjesë e ekipit të parë të Arsenalit.

“Është e vështirë të them. Unë gjithmonë flas për David Luiz dhe Pierre-Emerick Aubameyang – të dy më ndihmuan shumë kur hyra në ekip. Si më pritën ata, për mua, unë isha mjaft i qetë. Natyrisht që të hyja te Arsenali, këta ishin si heronjtë e mi, lojtarë që i shikoja nga tribunat dhe tani kam mundësinë të luaj me ta, kështu që ishte një eksperiencë krejt ndryshe për mua dhe nuk dija si ta menaxhoja”, tha Saka.

“Nuk doja të përplasesha me askënd, ndaj preferova të jem më i qetë. Por këta djem më pritën mirë, më ndihmuan të ndihesha vetvetja, më dhanë këshilla dhe besim, atë shtysë që më duhej. Mund ta shihje kur isha në fushë, besimi me të cilin luaja. Sigurisht që kjo ndihmë vinte nga ata dhe gjithashtu nga pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të mi”, shtoi ylli anglez.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *