Sindikata e Punëtorëve të RTK-së njofton se nga e hëna do të nisë greva e përgjithshme në Radiotelevizionin e Kosovës.
Greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor të institucionit.
Sindikata thotë se masa vjen pas një periudhe të gjatë të kërkesave të injoruara dhe për shkak të rrezikut për vazhdimësinë e RTK-së për shkak të pagave të bllokuara.
Ajo kërkon nga Menaxhmenti një vendim të qartë për mosmbulim të fushatës zgjedhore dhe paralajmëron bojkot të plotë në rast se nuk merret një qëndrim.
Po ashtu, sindikata paralajmëron një protestë para Qeverisë dhe i kërkon Ministrisë së Financave të ndërhyjë urgjentisht për zgjidhjen e situatës.