Londrimi tregoi anën e tij kreative dhe të guximshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke u shfaqur si model dhe duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.
Me muzikën e Bebe Rexhës në sfond, ai lëvizte me stil dhe siguri, kombinuar me mimikë të shkujdesur. Edi qeshi vazhdimisht dhe komentoi çdo lëvizje, ndërsa Dolce bëri një krahasim, duke thënë se Londrimi po performonte si në pasarelat e Balenciaga-s.
Ai lëvizi pa ndërprerje mes kuzhinës dhe dhomës së ndjenjës, madje pa bluzë, dhe ky moment tërhoqi vëmendjen e banorëve. Edi theksoi se kjo nuk është hera e parë që Londrimi shfaq një anë të tillë argëtuese që nga mëngjesi, çka i jep atmosferës brenda shtëpisë më shumë gjallëri dhe humor.
Pamjet e momentit janë të dukshme në klipin e YouTube të bashkëngjitur. BBVK/YouTube
/Telegrafi/