Policia nuk e gjen Remzi Miftarin, i dënuar për aksidentin në Llaskarcë

Policia ende nuk e ka gjetur Remzi Miftarin, i dënuar me 10 vjet burg për aksidentin me autobus në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona. Miftari duhej të hynte në burg që në muajin maj.

Policia e Tetovës nuk e gjeti në shtëpi. Pikat kufitare kanë njoftuar se ai nuk e ka lëshuar shtetin, ndaj dyshohet se fshihet brenda vendit. Kërkimet po zhvillohen në disa lokacione.

Të dy të dënuarit — Remzi Miftari, personi përgjegjës për transportin në “Durmo Turs”, dhe pronari i kompanisë, Durmish Beluli — kishin shtyrë hyrjen në burg për shtatë muaj. Të dy në të njëjtën kohë kanë kryer operacion për hernie në testikuj. Afati i shtyrjes për Miftarin ka skaduar prej kohësh, ndërsa Beluli ka marrë shtyrje të re deri më 1 dhjetor 2025. Pas skadimit të shtyrjes, edhe ai duhet të paraqitet në burgun “Idrizovë”.

Sipas TV2.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *