Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka caktuar paraburgim njëmujor për të pandehurin B.K., i dyshuar për blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armëve.
Sipas aktakuzës, më 21.11.2025, B.K. dyshohet se transportoi 120 kg marihuanë nga Shqipëria në Kosovë me autobus, me qëllim dërgimin e saj në shtete të tjera evropiane. Substanca narkotike u gjet e fshehur në bunkerë të modifikuar nën karrige në autobus.
Gjykata argumentoi se masat tjera të mundshme nuk do të ishin të mjaftueshme për të parandaluar pengimin e hetimeve ose përsëritjen e veprave penale, prandaj vendosi paraburgimin për një muaj.
Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit.