Gjatë vizitës në Manastir, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, deklaroi: “Shtëpia e Alfabetit në Manastir është shtëpia e gjithë shqiptarëve.”
Ai kujtoi se pikërisht aty u hodhën themelet e gjuhës sonë të përbashkët, një moment që bashkoi kombin dhe vulosi identitetin kulturor e kombëtar.
Deklarata u bë në Ditën e Alfabetit, kur 117 vite më parë rilindasit vendosën standardin që ruhet edhe sot.
Ambasadori Meidani ftoi qytetarët të vizitojnë këtë vend të rëndësishëm historik dhe ta mbajnë gjallë trashëgiminë e tij.