Dje, në ambientet e qendrës ‘Sotir Kolea’, Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjetër Bogdani njoftoi se u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
Marrëveshjen e nënshkruan drejtoresha e përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha.
Sipas njoftimit të Bibliotekës Kombëtare, kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe synon krijimin e projekteve të përbashkëta në fushën e kulturës, dijes dhe trashëgimisë.