Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 21.11.2025 është raportuar nga Klinika e Nefrologjisë pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë” – Shkup se në ambientet e klinikës ka ndërruar jetë një emigrant 41-vjeçar.
Sipas raportit, më 20.11.2025 në ora 00:16 personi me inicialet L.Sh., 41 vjeç, është sjellë për ndihmë mjekësore në klinikë. Më 21.11.2025 në ora 06:48 ai ka ndërruar jetë. Njoftimi është pranuar në SPB-Shkup më 21.11.2025 në ora 07:50.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.