Rritje e infeksioneve respiratore dhe variçellës — kapacitetet spitalore të mbingarkuara

Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e rasteve me viruse. Më të shpeshta janë infeksionet e traktit respirator dhe rastet me COVID-19.

Këto infeksione po prekin të gjitha grupmoshat pa përjashtim. Në ambulanca regjistrohen mbi 30 kontrolle në ditë, ndërsa kapacitetet spitalore janë të mbingarkuara. Tek fëmijët vërehet gjithashtu përhapje e variçellës.

“Në bashkëpunim dhe në koordinim me spitalet, shohim se të gjitha kapacitetet spitalore janë të mbushura. Në çerdhe ka infeksione të shumta; për momentin më e theksuar është variçella tek fëmijët. Duhet të mos dilet pa nevojë, të shmangen grumbullimet në hapësira të mbyllura, dhe të përdoren vitamina”, tha Lupço Stefanovski, mjek amë.

“Ajri i ndotur ka ndikim të madh dhe rrit shanset për sëmundje, veçanërisht tek personat me sëmundje kronike — astmë bronkiale, astmë alergjike e sëmundje pulmonare kronike. Duhet intervenuar me terapi simptomatike, sepse të moshuarit dhe të sëmurët kronik duhet të mbahen larg përkeqësimeve”, shtoi Lupço Stefanovski, mjek amë.

Mjekët bëjnë apel që qytetarët të tregojnë kujdes, të ndjekin rekomandimet shëndetësore dhe të paraqiten te mjeku sapo të shfaqin simptoma, për të parandaluar komplikimet dhe përhapjen e mëtejshme të infeksioneve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *