Juventusi barazon 1-1 në transfertë te Fiorentina. Trajneri Luciano Spalletti la në stol yllin kosovar, Edon Zhegrovën.
Juve ishte më kërkuese gjatë ndeshjes dhe krijoi sulme të shpejta, por Dusan Vlahovici nuk arriti t’i finalizonte rastet.
Filip Kostic kaloi Juventusin në epërsi pas një topi të kthyer, duke mposhtur David de Gean dhe i dha avantazhin “Zonjës së Vjetër”.
Vetëm tre minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Rolando Mandragora barazoi me një pasim të saktë nga Moise Kean (48’).
Juventusi pati një rast të mirë me McKennie, por goditja e amerikanit përfundoi jashtë rrjetës.
Spalletti preferoi portugezin Conceicao, duke e lënë Zhegrovën në stol.
Me këtë rezultat, Juventusi renditet i gjashti me 20 pikë, ndërsa Fiorentina e fundit me gjashtë.
Burimi: Telegrafi