Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur zëvendëspresident i CDI, unioni ndërkombëtar që bashkon partitë e qendrës së djathtë në botë. Sipas Partisë Demokratike, Berisha u zgjodh gjatë Asamblesë së CDI, të zhvilluar në Sao Paulo të Brazilit, ku u zgjodhën edhe Presidenca dhe drejtuesit e rinj të këtij unioni.
Në Presidencë, nga Europa janë gjithashtu kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, ish-kryeministri i Sllovenisë Janez Janša dhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán.
Sekretar i Përgjithshëm i CDI u zgjodh Antonio López-Isturiz White, ndërsa president i CDI u rizgjodh Andrés Pastrana.
CDI përbëhet nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia.