Protestë më 23 nëntor për drejtësi për Daorsa Spahina

Një protestë do të mbahet nesër, të dielën më 23 nëntor, për drejtësi për Daorsa Spahina, 25-vjeçaren që vdiq në Tetovë më 6 nëntor.

Organizatorët njoftojnë se protesta do të nisë në orën 12:00. Ata kërkojnë veprim të vendosur nga institucionet e Kosovës dhe drejtësi për viktimën, duke akuzuar Shtetin e Maqedonisë së Veriut për lënien e saj të pambrojtur.

Organizatorët janë shprehur: “Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri.”

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, thuhet më tej në mesazhin e organizatorëve të protestës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *