Liderët evropianë thanë se plani i paqes i propozuar ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë ka nevojë për “punë shtesë”.
Një deklaratë e përbashkët shprehu shqetësim lidhur me kufizimet e propozuara për ushtrinë ukrainase, të cilat sipas tyre mund ta lënë atë të cenueshme ndaj sulmeve. Ata theksuan se kufijtë e Ukrainës nuk duhet të ndryshohen.
“Elementet e planit që lidhen me BE-në dhe NATO-n kërkojnë pëlqimin e tyre,” thuhet në deklaratë. “Ata do të koordinohen ngushtë me Ukrainën dhe SHBA-në në ditët në vijim.”
Kryeministri polak Donald Tusk shtoi: “Kjo kërkon punë të përbashkët. Rusia nuk mund t’i imponojë kushtet e saj Ukrainës dhe Evropës.” Ai gjithashtu theksoi se “çdo gjë që ka të bëjë me Poloninë duhet të merret vesh me qeverinë polake.”
/Telegrafi/