Një incident me lëndime të lehta trupore u raportua të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, rreth orës 20:00.
Dy të mitur kosovarë pësuan lëndime pasi dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike me një person tjetër, gjithashtu kosovar. Sipas dyshimeve të para, i dyshuari i ka goditur të miturit me një mjet të mprehtë – thikë, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Të miturit e lënduar u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor; njëri u lirua pas trajtimit, ndërsa tjetri vazhdon të marrë kujdes mjekësor.
I dyshuari u arrestua nga policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.