Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe zhvillim të bixhozit të paligjshëm. Rasti u raportua më 22 nëntor 2025, rreth orës 21:24.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e personit të dyshuar, njësitë policore sekuestruan pajisje të përdorura për lojëra fati, si edhe 69.80 euro para të gatshme që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, personi i dyshuar u lirua në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë. Burimi: Telegrafi.