“Mendoj se vëmendja kryesore tani është te Gjeneva dhe nëse mund të bëjmë përparim,” tha kryeministri britanik Keir Starmer.
Ai njoftoi se ai dhe presidenti amerikan ranë dakord që ekipet e tyre do të punojnë së bashku në takimin e organizuar mbi planin e paqes.
Takimi u organizua si përgjigje ndaj planit të fundit të paqes SHBA-Rusi, i cili shkaktoi alarm në Kiev dhe tek aleatët e tij.
Fillimisht ishte kryesisht një takim midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe SHBA-së, por tani pritet të marrin pjesë edhe shumë nga aleatët e Kievit.
Në takim do të jenë përfaqësues nga: SHBA, Ukraina, Britania, Gjermania, Franca, Italia dhe Bashkimi Europian.
Burime të BE-së thanë se blloku do të përfaqësohet nga shefat e kabinetit të presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, dhe të presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
Burimi: Telegrafi.