Sezoni i katërt i Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur, por krahasimet me banorë të edicioneve të tjera kanë shpërthyer menjëherë në rrjet.
Një nga emrat më të komentuar është Ibro Deli, i cili ka tërhequr vëmendje për paraqitjet e pazakonshme dhe stilin e tij artistik — maskat, ngjyrat dhe ekspresiviteti.
Këto elemente kanë bërë që disa ndjekës ta përshkruajnë stilin e tij si imitim të fenomenit të sezonit të kaluar, Gjesti. Komentet e shumta e kanë akuzuar Ibros për mungesë origjinaliteti.
Pas reagimeve, stafi që menaxhon rrjetet sociale të Ibros publikoi një sqarim në Instagram, bashkë me një fotografi të vjetër që tregon të njëjtin stil. Në deklaratë ata shkruajnë: “Personat që e njohin Ibron mirë e dinë se stili i tij e ka karakterizuar prej shumë vitesh si një artist autodidakt, pa komplekse.”
Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt akuzave për imitim, stafi shtoi: “Ibro po imiton! – Jo, Ibro është vetvetja. Thjesht, për ironi të fatit, ai ngjason me Gjestin vetëm nga pamja, jo nga personaliteti, formimi artistik apo ai njerëzor.”
Ekipi thekson se ky stil i Ibros daton që nga viti 2016, shumë kohë para se Gjesti të shfaqej në skenën televizive, dhe kërkon që publiku ta vlerësojë për origjinalitetin e tij, jo për krahasimet që qarkullojnë online.
/Telegrafi/