Zhegrova përballet me tifozët e Fiorentinës, Spalletti nuk e aktivizon

Në Itali raportohet se Edon Zhegrova u acarua gjatë nxehjes para ndeshjes, pasi dëgjoi brohoritje nga tifozët e Fiorentinës dhe u kthye për t’u përballur me ta.

Pamjet tregojnë se ai i bëri një gjest ndaj tifozëve; trajneri Luciano Spalletti e qortoi dhe, siç raportohet, nuk e aktivizoi gjatë takimit.

Mbrëmë tifozët e Fiorentinës ishin veçanërisht të zhurmshëm dhe përdorën fyerje me përmbajtje raciste, duke sulmuar edhe sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic. Këto sharje shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes dy herë.

Pas përfundimit të takimit, Spalletti bëri thirrje për vendosmëri në luftën kundër fenomeneve raciste në futbollin italian, duke nënvizuar nevojën për ndalim të çdo forme diskriminimi në stadiume dhe për mbrojtjen e lojtarëve.

Zhegrova ishte në listën e paraqitjes së Juventusit dhe pritej të merrte minuta në fushë, por incidenti me tifozët duket se ndikoi që trajneri të mos e aktivizojë. /Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *