Dukagjini vazhdoi me fitore, duke mposhtur Drenicën 3-0.
Që nga minuta e parë vendasit dominuan fushën. Në minutën e 25 Iljasa Zulfiu realizoi golin e parë, ndërsa i njëjti lojtar shënoi sërish në minutën e 39 për të dytin gol, dhe me këtë epërsi u mbyllën 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë Dukagjini vazhdoi kontrollin e lojës, dhe në minutën e 75 Dardan Morina realizoi për 3-0, rezultat që mbeti deri në fund.
Me këtë fitore, Dukagjini u ngjit në vendin e tretë të tabelës me 23 pikë, tri më pak se lideri Prishtina. Drenica mbetet e shtata me 18 pikë.
Telegrafi