Rritet numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Kozle — 60 të shtruar

Numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Spitalin e Fëmijëve në Kozle është rritur. Aktualisht 60 fëmijë janë të shtruar, ndërsa çdo ditë kryhen rreth 100 ekzaminime.

Simptomat më të shpeshta janë ethet dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Sipas raportit të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, brenda një jave u regjistruan 117 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme, me numrin më të lartë të rasteve në Gostivar, Kumanovë dhe Tetovë.

Ndikim negativ në traktin respirator të fëmijëve ka edhe ajri i ndotur. Po ashtu, ndryshimet e motit dhe luhatjet e shpejta të temperaturave po dobësojnë imunitetin e popullatës në Maqedoninë e Veriut, duke favorizuar përhapjen e gripit sezonal dhe infeksioneve të tjera respiratore.

Fëmijëve me astmë dhe alergji u rekomandohet të ndjekin rregullisht terapinë e përshkruar nga mjeku. Sektori shëndetësor paralajmëron se numri i të sëmurëve është në rritje dhe i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *