Alba Pollozhani rikthehet në Big Brother VIP Kosova dhe i kërkon falje moderatorit

Alba Pollozhani është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas një nate të tensionuar të së premtes.

Ajo ishte në qendër të vëmendjes për shkak të reagimeve të forta dhe akuzave ndaj produksionit, duke pretenduar se videot që u shfaqën për të ishin të montuara.

Pas reflektimit, Pollozhani ka sqaruar marrëdhëniet me moderatorin Alaudin Hamiti. Gjatë kthimit në shtëpi ajo i ka kërkuar atij falje për sjelljen e natës së premte, duke thënë: “Dini na fal për mbrëmë, nuk ishte personale me ty”.

Ajo theksoi se reagimi i saj nuk ishte i drejtuar personalisht ndaj moderatorit, por ndaj situatës së krijuar gjatë spektaklit.

Rikthimi dhe kërkimi i faljes kanë nxitur diskutime në rrjetet sociale; publiku pritet të shohë nëse tensionet do të qetësohen dhe si do të vijojë loja për Pollozhanin pas këtij episodi.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *