Jose Mourinho ka zbuluar me humor shkakun e thinjave të tij, duke treguar një episod nga koha kur trajnonte Lassana Diarran te Real Madrid dhe te Chelsea.
Trajneri portugez tha se ka pasur “probleme” me agjentin e Diarras gjatë qëndrimeve të tij te “Los Blancos” dhe te “Blutë”. Ai pohoi: “Kam trajnuar Lassana Diarran te Real Madrid dhe te Chelsea. E gjithë kjo flokë e bardhë në kokën time është për shkak të Lassanas dhe agjentit të tij”.
Mourinho përshkroi sjelljen e agjentit: “Nëse ai luan 90 minuta dhe paraqitet mirë, agjenti i tij vjen ditën tjetër duke kërkuar kontratë të re dhe pagë më të lartë. Nëse ai është në stol dhe nuk luan, agjenti i tij vjen të hënën në mëngjes duke kërkuar takim sepse Lassana dëshiron të largohet”, tregoi ai me shaka.
Lassana Diarra ka zhvilluar 96 paraqitje nën urdhrat e Jose Mourinhos gjatë periudhës te Chelsea e më pas te Real Madrid, dhe ka regjistruar pesë asistime.
Burimi: Telegrafi