Të dielën mbrëma ka ndodhur një aksident në rrugën “De Rada” në Prizren. Një automjet ka përplasur një femër në vendkalimin për këmbësorë.
Telegrafi ka tentuar të marrë informacion nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje zyrtare.
Sipas një videoje të publikuar nga RTVBesa, në pamje shihet momenti kur këmbësorja goditet nga automjeti. Pamjet mund t’i shikoni këtu: https://www.facebook.com/reel/856934410172148