AC Milan fitoi derbin ndaj Interit 1-0, në xhiron e 12-të të Serie A.
Ndeshja ishte e barabartë në pjesën e parë. Interi nisi mirë dhe Marcus Thuram e Lautaro Martínez patën mundësi shënimi, por nuk i finalizuan.
Milan ishte më i mirë në pjesën e dytë. Alexis Saelemaekers rrezikoi, por portieri Yan Sommer priti mirë. Christian Pulisic shfrytëzoi një top të kthyer dhe shënoi në minutën e 54-të, duke i dhënë tri pikët klubit kuq e zi.
Interi pati rast për të barazuar, por Hakan Çalhanoglu gaboi nga pika e bardhë. Pas këtij fitorje, Milan ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Interi bie në vendin e katërt me 24 pikë. Telegrafi