Inter Miami mposht Cincinnati 0-4, Messi shënon dhe jep tri asistime

Inter Miami arriti fitore 0-4 në transfertë ndaj Cincinnati në Play-Off-in e MLS. Skuadrën e drejtuar nga Javier Mascherano e përcaktoi paraqitja e Lionel Messit, i cili shënoi një gol dhe dha tri asistime.

Messi zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, duke shënuar me kokë për 0-1. Në pjesën e dytë ai vazhdoi të ndikonte në rezultat: në minutën e 57-të asistoi fillimisht për Silvettin, e më pas ndihmoi Allenden, i cili realizoi dopietë në minutat e 62-të dhe 74-të.

Me këtë fitore, Inter Miami kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të përballet me New York Cityn.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *