Lirim Qamili vendos në minutën e 100-të, Sonderjyske mposht Midtjylland 2:1

Sonderjyske shkaktoi një befasi në javën e 16-të të kampionatit danez, duke mposhtur ish-kryesuesin Midtjylland 2:1. Goli vendimtar erdhi në kohën shtesë, në minutën e 100-të.

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Lirim Qamili, i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, i lindur në Danimarkë me prejardhje nga fshati Nerasht i Tetovës. Ai shënoi nga pika e bardhë, duke treguar qetësi dhe goditje të fuqishme që e dërguan topin në rrjetë. Gol i Qamilit i shkaktoi kampionit aktual humbjen e dytë këtë sezon.

Ky ishte goli i tij i tretë në sezonin e Superligës daneze dhe i pari që nga 21 shtatori, kur shënoi ndaj Vejle në barazimin 2:2. Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 64-t, dhe u vlerësua me notën më të lartë të ndeshjes, 8.6.

Në pankinë qëndroi Sefer Emini nga Shkupi, i cili po vijon procesin e rikuperimit pas dëmtimit dhe ende nuk ka arritur formën e mëparshme.

Me këtë fitore, Sonderjyske ngjitet në vendin e 5-të me 25 pikë, ndërsa Midtjylland mbetet i dyti me 32 pikë.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *