Bulqizë: Dëborë mbi 500 m dhe temperatura të ulëta, rrugët në përgjithësi pa probleme

Në rrethin e Bulqizës, mëngjesi i sotëm ishte i kthjellët, me temperatura të ulëta dhe me dëborë në lartësi mbi 500 metra mbi nivelin e detit, duke ofruar pamje karakteristike malore.

Rrugët nacionale dhe rurale nuk kanë shfaqur probleme, pasi gjatë këtyre ditëve ka vijuar puna për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Vështirësi të vogla ka në rrugët drejt minierave të Zonës D, Martanesh dhe Tërnovë, ku qarkullojnë mjetet që transportojnë minatorët, për shkak të pranisë së lehtë të dëborës. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes.

Situata është normalizuar edhe në Mat dhe Dibër.

/Tch/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *