Të gjithë në këtë poezi kanë vdekur

Poezi: Peter Mladinic
Përktheu: Fadil Bajraj

Të gjithë në këtë poezi kanë vdekur përveç meje:
Rose, e cila na shkroi, mua dhe Robit, kur ishim në Vietnam;
Robi, fqinji i Roses;
Bea, nëna e Robit; dhe Helena,
e cila jetonte përballë rrugës.

Isha duke qëndruar në një rrugë në Da Nang
kur lexova letrën që më kishte dërguar nëna ime
për vdekjen e parakohshme të djalit të Johnit —
pasi e ktheu atë në botë.
Ai jetonte në një foto të kornizuar mbi një televizor,
me sy të errët, me duar të shtrënguara në lutje.

Gjatë natës, tri nëna — Rose, Bea dhe Helena —
rrinin ulur në karrige metalike në një lëndinë përpara shtëpisë.
Lufta e humbur kishte mbaruar.
Rose vajtonte djalin që e solli në këtë botë me bërtima.
Letrat e saj u ndalën kur ai vdiq.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *