Rrjetet sociale u mbushën me foto të gjeneruara me mjetin më të fundit të Google, Nano Banana Pro. Imazhet paraqesin udhëheqësit më të fuqishëm të teknologjisë së botës duke kaluar kohë së bashku dhe u shpërndanë gjerësisht online.
Një nga fotot, e përshkruar si “skuadra trilion dollarëshe”, tregon miliarderë si Elon Musk, Sundar Pichai, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos në një parking të rrethuar nga automjete luksoze.
Një tjetër imazh shfaq të njëjtin grup në një dhomë, me mbishkrimin “Just a chill gathering with the homies”. Një postim i tretë i paraqet ata duke festuar në një shtëpi të mbushur me njerëz, me mbishkrimin “Somewhere in a parallel universe”.
Po ashtu qarkulloi një imazh tjetër që i tregon duke ecur në një rrugë të ndriçuar dobët natën, i përshkruar si “Trillion Dollar Club”.
Të gjitha këto imazhe janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë marrë përhapje virale. /Telegrafi/