FC Prishtina njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme. Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill dhe gjatë kohës së tij klubi fitoi Kupën e Kosovës dhe mori pjesë në garat evropiane.
Edhe pse FC Prishtina kryeson renditjen me 26 pikë, pas tri ndeshjeve të fundit ku ka shënuar dy humbje dhe një barazim, palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin.
Në njoftimin zyrtar klubi e falënderon trajnerin Thaqi për kontributin e tij dhe i uron suksese profesionale dhe personale. FC Prishtina njofton gjithashtu se dy palët mbeten të hapura për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.