KRU “Mitrovica” intensifikon kontrollet për rritjen e korrektësisë së konsumatorëve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton se po vazhdon me intensitet kontrollet në terren për përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e korrektësisë së pagesave.

Sipas njoftimit, vizitat po kryhen tek konsumatorët që ende nuk kanë kontratë shërbimi, ata që paguajnë me paushall ose pa ujëmatës, si dhe tek konsumatorët me më shumë se dy fatura të papaguara.

Kompania thekson se mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët, duke garantuar trajtim të barabartë dhe transparencë në çdo procedurë. Konsumatorët ftohen të paraqiten në zyrat e KRU “Mitrovica” për të rregulluar pagesat, për të nënshkruar kontratat e nevojshme ose për të adresuar çështje të tjera që lidhen me shërbimet.

Stafi i kompanisë është i gatshëm të ofrojë asistencë profesionale dhe mbështetje për kërkesat e konsumatorëve. KRU “Mitrovica” rithekson përkushtimin për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për komunikim të hapur me publikun.

Përcjell Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *