Parandalohet kontrabanda në Qendrën Korrektuese të Dubravës, sekuestrohen droga dhe pajisje të ndaluara

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e sendeve të kundërligjshme pas një bastisjeje të zhvilluar sot në zonën sterile të institucionit.

Aksioni u realizua në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe Njësinë e Intervenimit Korrektues (NJIK), duke rezultuar i suksesshëm në zbulimin dhe ndalimin e tentativës për kontrabandë.

Gjatë kontrollit, zyrtarët korrektues identifikuan tre pako që përmbanin sasi të dyshuara narkotike, si dhe pajisje të ndaluara, përfshirë: tre telefona celularë pa numra serik; dy iPhone; një Samsung; një Viko; dhe dy adapterë telefoni.

Policia u njoftua menjëherë dhe sekuestroi sendet e gjetura. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur procedurat hetimore për rastin.

Në njoftim theksohet se SHKK mbetet i përkushtuar për rritjen e nivelit të sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *