Rënie e interesit për vaksinimin kundër gripit; mungojnë gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 5 vjeç

Interesi për vaksinimin kundër gripit sezonal ka rënë dukshëm krahasuar me javët e kaluara, kur arriti mbi 500 persona në ditë. Nga vëzhgimet rezulton mungesë e veçantë e interesit te dy grupet më të rrezikuara: gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në moshën 5 vjeç.

Kefaet Latifi Qaili, pediatre, thotë se më së shumti kanë qenë të moshuarit mbi 65 vjeç dhe pacientët me sëmundje kronike, ndërsa kanë pasur shumë pak fëmijë prej 6 muajsh deri në 5 vjeç dhe asnjë grua shtatzënë në poliklinikën Bit Pazar. ‘Neve kemi pasur termini, d.m.th. me dy ndërrime, ndërrimi i parë 300 pacientë dhe ndërrimi i dytë 300 pacientë, d.m.th. gjithsej 600 pacientë në ditë; numri ka qenë shumë i lartë me të vërtetë’, deklaroi ajo.

Ministria e Shëndetësisë siguroi rreth 80,000 doza për vaksinimin sezonal. Sipas Administratës së Shëndetit Elektronik, që nga fillimi i fushatës 73,145 persona nga kategoritë e rrezikut janë vaksinuar me vaksina falas. Qendrat e Shëndetit Publik kanë blerë 2,400 doza shtesë të vaksinave komerciale, prej të cilave 1,424 persona janë vaksinuar me vaksina komerciale. Përtej kësaj, mbi 70,000 qytetarë nga grupet me rrezik të shtuar kanë marrë vaksinën pa pagesë, ndërsa mbi 1,000 persona janë imunizuar me vaksina me pagesë.

Ndërkohë, rastet e gripit po rriten gradualisht javë pas jave dhe përhapja duket më e theksuar. /Alsat.mk/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *