Reperi MC Beka njoftoi sot (e hënë) vdekjen e babait të tij, Mehmet Latifi. Ai, i njohur gjithashtu si ish-banor i Big Brother VIP Kosova, bëri njoftimin përmes rrjeteve sociale.
Sipas njoftimit, varrimi do të zhvillohet sot, më 24.11.2025, nga ora 15:00 në varrezat e qytetit në Dragodan. E pamja do të mbahet më 25.11.2025 në Hotel Grand, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Njoftimi i plotë i publikuar nga familja:
Njoftim mortor
Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot, më datë 24.11.2025, u nda nga jeta Abeja jonë i dashur Mehmet Latifi.
Varrimi do të bëhet sot nga ora 15:00 tek varrezat e qytetit në Dragodan.
Shpirti yt u prehtë në paqe.
E pamja është vetëm më datë 25.11.2025 në Hotel Grand nga ora 09:00 deri në 17:00.
– Telegrafi