Sot, në ditëlindjen e tij, prezantuesi i njohur Alaudin Hamiti publikoi në Instagram një mesazh personal, në të cilin reflekton për vitet që ka kaluar. Përmes një reflektimi personal, ai mban në krah veten e tij të vogël dhe ndan mendime për rrugëtimin e jetës.
“Çdo gjë që ke ëndërruar kur ishe i vogël, e ke realizuar. Madje edhe më shumë se sa mund të imagjinoje. Rruga nuk ka qenë e lehtë, por me kohë do ta kuptosh se të duash veten dhe të kesh pranë njerëzit e zemrës është çlirimi më i madh… është liria e pakushtëzuar e të qenurit TI”, shkruan Hamiti.
Mesazhi i tij përqendrohet te rëndësia e vetë-pranimit dhe dashurisë për njerëzit e afërt, duke i paraqitur këto si elemente thelbësore të jetës. Ai gjithashtu nënvizon vazhdimin e ëndrrave, edhe për ato që mund të jenë mbetur pezull: “Llampa është në dorën tënde — ti je magjia, ti je rruga”.
Postimi ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë dërguar urime dhe mesazhe mirënjohjeje. Ky postim pasqyron një moment reflektimi dhe motivimi personal nga prezantuesi, duke kujtuar se është e rëndësishme të mos heqësh dorë nga ëndrrat, pavarësisht sfidave të jetës.
/Telegrafi/